Teksa Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka cilësuar koronavirusin pandemi vetëm pak orë më parë, Qeveria e Kosovës ka vendosur të mblidhet, për të ndërmarrë masa kundër kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse.

Qeveria e Kosovës ka thirrur një mbledhje urgjente, në natën e së mërkurës. Kryeministri Albin Kurti dhe ministrat e tij do të mblidhen në orën 20:00.

Ndonëse në një njoftim nga Qeveria për mbledhjen e saj nuk është bërë e ditur arsyeja e tubimit të ministrave, e as agjenda e takimit, mësohet se masat kundër koronavirusit do të jetë çështja kryesore e diskutimit.

Sipas burimeve, Qeveria Kurti do të vendosë që të ndërpritet procesi mësimor në Kosovë, në të gjitha nivelet.

Këto janë masat e Qeverisë së Kosovës kundër koronavirusit:

  1. Me qëllim të parandalimit të infeksionit Corona Virus, aprovohet kërkesa e Ministrisë së Shëndetësisë për ndërmarrjen e masave si në vijim:
  1. Ndërmarrja e procesit edukativo arsimor dhe institucioneve arsimore publike dhe private në të gjitha nivelet deri më 27 mars 2020.
  2. Pezullohet përkohësisht linja e udhëtimit ajëror dhe tokësor.
  3. Kontroll i obliguar i udhëtarëve nga ekipet mjekësore të QKMF’vë në të gjitha hyrjet dhe daljet e Kosovës me mbështetjte të PK;së.
  4. Vetëkarantim i detyruar për të gjithë qytetarët që hyjnë në KOsovë nga zonat epidemike me rrezik të lartë dhe të mesëm.
  5. Aktivititetet publike dhe jo publike mund të zhvillohen të mbyllura pa praninë e publikut.