Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë, ku flasin Albin Kurti dhe Besnik Bislimi. (Ora 10:30)
Instituti GAP prezanton analizuat për Buxhetin e Republikës sё Kosovës pёr vitin 2019. (Zyrat e Institutit GAP, ora 10:30)
Ambasada e Francës në Kosovë organizon konferencë me rastin e ardhjes në Kosovë të pianistit dhe kompozitori franceze, Françoise Choveaux. (Ora 12:00)
Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në përurimin e shtatoreve të tre liderëve historikë, Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri dhe Sylejman Vokshi. (Hapësira e Kompleksit Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ora 15:00)
Mbyllet ekspozita “Përnjëherë e mjegullt dhe e pashmangashme: Modernitetet 1945-1989” e cila qëndroi hapur për tre javë rresht te Kino Lumbardhi në Prizren. (Kino Lumbardhi, ora 18:00)
Në shënimin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave, ndezën qirinj për nder të 104 viktimave gra. (Para Teatrit të qytetit të Gjilanit, ora 18:30)
OJQ Gruaja Hyjnore shfaq “Drejt paqes” e cila mbahet në kuadër të 16 Ditëve të Aktivizimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore, ku fondet e mbledhura do te shkojnë për ndihmë në Qendrën Strehimore Liria në Gjilan. (Teatri i Qytetit në Gjilan, ora 19:00)







