Ja çka pritet të ndodhë sot në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë vizitës zyrtare në Shkodër, bën homazhe te shtatorja e Isa Boletinit. (Shkodër, ora 09:00)

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Zyra e UNICEF-it në Kosovë, organizojnë konferencën “Ndërtimi i partneritetit për ndryshime pozitive sociale në Kosovë”. (Swiss Diamond Hotel, ora 09:15)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj viziton Bashkinë e Shkodrës në Shqipëri ku do te takohet me kryetaren e Bashkisë, Voltana Ademi. (Bashkinë e Shkodrës, ora 09:30) Hapen punimet e punëtorisë “Inspektorati i Arsimit në Kosovë – Gjendja e tanishme dhe zhvillimi i mëtejshëm“, të organizuar nga MAShT në bashkëpunim me GIZ-in (Hotel Internatioal & Spa Prishtina, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00) Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj viziton Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” (Shkodër, ora 10:15)

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, në një ceremoni solemne do të bëjë ndarjen e Çmimit Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Niketë Dardani” për vitin 2017 dhe çmimeve tjera vjetore për muzikë (Kabineti i ministrit, ora 11:00)

Mblidhet Komisioni për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00) Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj merr pjesë në përurimin e rrugës Gjakovë-Ponoshec dhe fillimin e punimeve në rrugën Smolicë-Nivokaz. (Ura e Erenikut në dalje të Gjakovës, ora 11:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 11:00)

Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Kosovës, do ta vizitojë Kliniken e Onkologjisë në QKUK (Kliniken e Onkologjisë, ora 11:30)

Promovohet libri monografik i Kudus Lama “Nëna ime Mihane Lama” (Instituti Albanologjik, ora 12:00) Zbulohet pllaka e vendit të organizimit të stërvitjeve të para ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në shkollën “Azem Bejta” (Këpuz, ora 13:00)

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do të bëj asgjësimin e lodrave të konfiskuara nga inspektorati i MTI-së (Kishnicë, Komuna e Graçanicës, ora 13:00) Let’s Do It Kosova në bashkëpunim me Organizatën “Paqja studentore” organizojnë aksion pastrimi në hapësirat e Kampusit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. (Kampusi i UP-së, ora 13:30)

Kryetari i Deçanit Bashkim Ramosaj së bashku me futbollistët e ekipit “Bardhosh Gërvalla” nga Gjermania vizitojnë kompleksin memorial të heronjve (Dubovikë, ora 15:30)

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim bën publikimin e analizës për menaxhimin e financave lidhur me pagesat që i bëhen stafit akademik në UP. (Hotel Sirius, ora 15:30)

Kryetari i Deçanit Bashkim Ramosaj së bashku me futbollistët e ekipit “Bardhosh Gërvalla nga Gjermania vizitojnë kompleksin memorial “Dëshmorët e Kombit” (Gllogjan, ora 16:00)

Nisma Socialdemokrate mban tubim me strukturat e degës së Prishtinës.(Hotel “Emerald”, ora 18:00) Kryetari i Deçanit Bashkim Ramosaj ndan mirënjohje për futbollistët e ekipit “Bardhosh Gërvalla nga Gjermania (Restorant “Gryka e Deçanit”, ora 18:00).