kryeministri

Ja çka parasheh programi i qeverisë Kurti për diasporën

4 shtyllat e programit për diasporën parashohin: ligjin për diasporën dhe gjuhën shqipe, diplomacinë kulturore dhe ekonomike, investimet ekonomike dhe votimin nëpër ambasada e konsulata

Në kuadër të kapitullit për politikën e jashtme e diasporën, Qeveria e Kosovës ka paraparë masa konkrete në drejtim të mbështetjes së mërgatës si pjesë e programit qeverisës të hartuar për vitin 2021-2025.

Përfshirja e mërgatës dhe diasporës në proceset politike, ekonomike, kulturore dhe shoqërore të Kosovës është një prej prioriteteve të rëndësishme të Qeverisë, thuhet në hyrje të pjesës ku flitet për rolin e mërgatës në zhvillimin dhe promovimin e vendit.

Ligji për diasporën dhe mësimi në gjuhën shqipe

Në kuadër të kësaj pike, rëndësi të posaçme do t’i kushtohet rrjetëzimit të profesionistëve në mërgatë, ndërtimit të mekanizmave për transferimin e njohurive, ekspertizës, burimeve dhe krijimin emekanizmave për përfshirje aktive në politikat zhvillimore. “Qeveria do të angazhohet në ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit të pjesëtarëve të diasporës duke fuqizuar zhvillimin e mësimit plotësues në diasporë dhe në lehtësimin e shërbimeve konsullorenë misionet diplomatike, si edhe krijimin e mundësive për votim nëpër misionediplomatike. Ligji për diasporën do të ndryshohet për të reflektuar ndryshimetinstitucionale” thuhet në program.

Diplomacia kulturore dhe ekonomike

Po ashtu, Qeveria zotohet të angazhohet në përmirësimin e koordinimit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional brenda dhe jashtë vendit duke angazhuar mërgatën në diplomaci kulturore, ekonomike dixhitale në mënyrë që të punojmë në promovimin e Kosovës. “Në këtë drejtim, do të ndërtojmë një strategji partneriteti ku vlerësojmë mërgatën si një faktor që do të ushtrojë ndikimin e saj në vendlindje dhe anasjelltas përmespërfshirjes dhe angazhimit të mërgatës në përpilimin e politikave zhvillimore dhestrategjike, angazhim direkt në sektorë të rëndësishëm në implementimin e politikave,prioritet në investime dhe bashkinvestime me biznese vendore” thuhet në pjesën për diplomacinë kulturore dhe ekonomike.

Investimet ekonomike

Në mënyrë që të koordinojë përpjekjet me diasporën, sektorin privat dhe partnerët e sektorit të tretë, Qeveria e Kosovës planifikon të ndërtojë një dialog të dyanshëm që të përfshijë zërat e të gjithë palëve të interesuara, e i cili duhet shtrirë në të gjitha sferat.

“Politika e jashtme ekonomike do të jetë një prej shtyllave kryesore të politikës sonë të jashtme. Politika e jashtme ekonomike eKosovës nuk do të karakterizohet nga burokracia, por nga baza e shëndoshë ligjore, shërbimi i shpejtë administrativ dhe mbikëqyrja strikte e respektimit të ligjit, e të drejtave të bizneseve dhe të të punësuarve. Për arritjen e këtij synimi po hartohet një strategji, e cila nuk synon efektet afatshkurta por suksesin afatgjatë dhe në radhë të parë krijimin e vendeve të reja të punës.Do t’iu drejtohemi sidomos atyre shteteve, në të cilat jeton mërgata dhe diaspora jonë. Nëse partnerët tanë fillojnë të krijojnë një përvojë pozitive me investimet e tyre në Kosovë, me mërgatën tonë, pra ata qindra mijëra ambasadorë, punëtorë të zellshëm dhe profesionistë të ndershëm, nga më të mirët për vendin tonë, me mikpritjen tonë dhe pa korrupsion, atëherë do të jetë e mundur që edhe Kosova të përjetojë një mrekulli të vogël ekonomike. Në këtë drejtim tashmë është filluar puna intensive”, thuhet në pjesën për investimet ekonomike të mërgatës.about:blank

Votimi nëpër ambasada e konsulata

Tek kjo pjesë, Qeveria e Kosovës synon t’i japë fund dukurisë së deritanishme të injorimit dhe manipulimit të votës së mërgatës. “Do të krijohen mundësi praktike për të lehtësuar votimin duke e mundësuar atë në konsullata dhe ambasada, konform asaj se çfarë nënkuptojmë kur flasim për demokraci, të drejta të barabarta për të gjithë dhe duke u bazuar edhe në praktikat e vendeve të tjera evropiane. Kohët e bllokadës ose keqpërdorimit të mërgatës dhe diasporës nga ana e institucioneve shtetërore do t’i takojnë përfundimisht të kaluarës”, thuhet në programin e Qeverisë.