Ja çfarë do të ndodh sot në Kosovë

Këto janë ngjarjet e ditës në vendin tonë.
Ngjarjet e ditës: 2 dhjetor 2018

11:00
Kryesia e LDK-së bën homazhe te varri i presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, në 74-vjetorin e lindjes së tij. (Varrezat, Velani)

11:00
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) lanson aktivitetet që do të zhvillohen në kuadër të muajit kundër korrupsionit 2018. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

11:00
Në kuadër të fushatës “Ta pastrojmë Kosovën”, do të organizohet aksion pastrimi në Mitrovicë, te fakulteti IBCM. Merr pjesë dhe ministri i Mjedisit, Fatmir Matoshi. (Te fakulteti IBCM, afër ETC-së, Mitrovicë)

12:00
Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për medie. (Selia e VV-së, Arbëri)

19:00
Në kuadër të “Prishtina International Theater Festival – PITF 2018”, jepet shfaqja teatrore nga Bullgaria “Pula”. (Teatri AAB, Fushë-Kosovë).