Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) kanë njoftuar se e kanë liruar një ushtare izraelite që po mbahej peng nga Hamasi, raporton “BBC”.
Ushtarja Ori Megidish është thënë se është liruar në operacionin tokësor gjatë natës. Ajo ishte kapur peng më 7 tetor.
“Ushtarja i është nënshtruar kontrolleve mjekësore, është mirë dhe është takuar me familjen e saj”, thuhet në deklaratë të përbashkët të IDF-së dhe të Agjencisë Izraelite te Sigurisë (ISA).
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka mirëpritur lirimin e ushtares.
Ai ka thënë se ky lirim tregon përkushtimin e vendit të tij për t’i liruar të gjitha pengjet.
Netanyahu ka mbajtur të hënën konferencë të përbashkët për media me ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant.
“Tmerri i krijuar nga Hamasi më 7 tetor nga kujton ne se nuk do të realizojmë premtimin për një të ardhme më të mirë, derisa bota e civilizuar të mos jetë e gatshme t’i luftojë barbarët. Barbarët po duan të na luftojnë”, ka thënë Netanyahu.
Ai ka thënë se Izraeli nuk e ka nisur këtë luftë, por “do ta fitojë”.
Ministri i mbrojtjes Gallant, ka thënë se “nuk do të jetë luftë e lehtë”.
“Për hir të pengjeve jemi të përkushtuar ta fitojmë. Ne po luftojmë për pengjet”, ka thënë Gallant. Ai nuk ka dashur të flasë për kushtet e lirimit të ushtares.







