Izrael, shkencëtarët thonë se kurën për sëmundjen e kancerit do ta kenë brenda një viti

Shkencëtarët izraelitë pohojnë se do të zhvillojnë një kurë për kancerin brenda vitit të ardhshëm.

Në dhjetor, fituesi i çmimit Nobel James Allison, i cili shpiku imunoterapinë, tha se bota kurrë nuk do të arrijë t’i trajtojë të gjitha llojet e kancerit.

Sot, “Accelerated Evolution Biotechnologies Ltd” në Izrael pretendon se ka arritur të gjejë kurën për kancer, duke përdorur një rrjet të fragmente të vogla proteinash të quajtura peptide, të cilat mund të mbyllin qelizat e kancerit si oktapod, duke sulmuar tumoret nga kënde të shumëfishta.

Ata thonë se peptidet janë kaq delikate sa që atyre duhet të fluturojnë nën radarin e sistemit imunitar, duke parandaluar kundërsulmet nga tumori dhe efektin anësor si përzierja.

Kritikët thonë se metoda është premtuese dhe jo e padëgjuar më parë, por pretendimet për një ‘kurë’ janë të ekzagjeruara, pasi studimi i vetëm u krye në minj.