Italia jep të dhënat e fundit nga koronavirusi

Emergjencat Civile në Itali bëjnë me dije se 56 persona të tjerë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit, duke e çuar bilancin total në mbi 34 mijë.

Gjatë ditës së fundit një rritje të madhe ka pësuar numri i personave të rinj të prekur, ku 393 të tjerë janë infektuar me Covid-19, pjesa më e madhe e të cilëve në Lombardi.

Edhe pse shifrat janë përmirësuar ndjeshëm krahasuar me muajt e parë të pandemisë, mediat italiane raportojnë se shumë qytetarë i kanë anuluar pushimet verore për këtë vit për shkak të frikës së madhe që ekziston nga përhapja e mëtejshme e virusit.