Italia fillon vaksinimin kundër COVID-19

Gati dhjetë muaj pasi pacienti i parë italian rezultoi pozitiv me koronavirusin e ri, Italia të dielën ka nisur vaksinimin e qytetarëve të parë kundër COVID-19.

Tre punonjës shëndetësorë në spitalin “Spallanzani” nëë Romë janë vaksinuar pak para orës 08:00 me vaksinën e zhvilluar nga Pfizer/BioNTech, ka treguar komisioneri për epidemi Domenico Arcuri.

“Është një moment emocionues dhe historik”, ka deklaruar infermierja 29-vjeçare Claudia Alivernini për televizionin “RaiNews24”. “Është fillimi i fundit dhe shpresoj të jem e para nga mbi 60 milionë italianë”.

Italia të enjten është bërë shteti i tetë në botë që ka kaluar shifrën e 2 milionë rasteve pozitive. Ka raportuar 70.909 të vdekur, shifra më e lartë në Evropë dhe e pesta në botë.