Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, sot do të vizitojë Klinikën e Oftamologjisë në QKUK.
Me fillim prej orës 09:00, ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili pritet ta vizitojë Klinikën e Oftamologjisë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Qëllimi i vizitës është nisja e transformimit edhe të kësaj klinike përmes sigurimit të një numri të madh të pajisjeve të reja diagnostike dhe operative, të cilat janë blerë për këtë klinikë dhe që do të përurohen sot.







