Në takimin e Komisionit të shëndetësisë, Uran Ismaili tregoi që Komisioni parlamnetar është në përkrahje të ministrisë për të siguruar buxhet për mbrojtje nga koronavirusin.
Ismaili tha që mungesa e miratimit të buxhetit mund të shkaktoj vonesa në plotësimin e kërkesave tepër të rëndësishme të profesionistëve shëndetësor. Investimet që po kërkohen nga profesionistët shëndetësor duhet të përkrahen me çdo kusht.
Ai tha që jemi në një pikë ku nuk kemi kohë për të pritur dhe se çdo ditë duhet te merren veprime që mobilizojnë stafin shëndetësor. Gjithashtu, Ismaili theksoi që mbrojtja e punëtorëve shendetësor duhet te jetë prioriet kryesor.
Kërkesat për investime që ministria ka marrë nga profesionistët shëndetësor, duhet të mbulohen. Për më tepër, ish-ministri Ismaili tha që duhet të shikohen të gjitha opcionet se ku mund të blehen barnat bashkë. Këtu duhet të kërkohet ndihmë edhe nga partnerët ndërkombetar. Prioritet tjetër duhet te jetë fuqizimi sa më i madh i pikave kufitare pasiqë të infektuarit vijnë nga jashtë.
Ai tha që duhet të konsiderohet edhe distanca sociale mes popullatës, në vendet ku janë të shumë të populluara, duhet të kontrollohen.
“Është më mirë të përgaditemi tani, Komisioni Parlamentar do të ju perkrah. Nese ju duhet zëri jonë per rritje te buxhetit, Ne do të ju ofrojmë ndihmën tonë”







