Kreu i shëndetësisë në vend Uran Ismaili, ka thënë se pagat për shërbyesit shëndetësorë u rritën, tash e gjithë vemendja duhet të jetë për pacientët.

“ Pas rritjes së pagave për profesionistët shëndetësorë, tani e gjithë vëmendja do të jetë te pacientët” pohoi Ismaili gjatë vizitës së tij në Spitalin Rajonal të Prizrenit, bashkë më kryeparlamentarin Kadri Veseli.

Ministri Ismaili premtoi se investimet në përmirësimin e kushteve të punës për profesionistët shëndetësorë do të vazhdojnë edhe këtë vit.

“Do të blejmë aparatura të reja, do të rinovojmë klinika dhe spitale, që duke përmirësuar kushtet e punës, të ofrojmë shërbime meritore mjekësore për pacientët tanë”, tha
Ballkani.info