Ismaili-Kurtit: Unë për veti sot e kisha tërheqë këtë program qeverisës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili u ka bërë kërkesë qytetarëve që ta lexojnë programin qeverisës të qeverisë Kurti. Ismaili ka thënë se qytetarët do ta fajësojnë opozitën për këtë program, që sipas tij nuk e paraqet interesin e qytetarëve.

“Ky është një program që është një kontratë në mes të këtyre ministrave që po mungojnë por edhe këtyre që janë këtu me ju të financuar nga buxheti që e financoni ju. Ju do të na kritikoni neve  opozitën se pse nuk kemi qenë këmbëngulës e më kritik ndaj këtij program. Ju do të na fajësoni neve sepse nuk e paraqet interesin e qytetarëve”, ka deklaruar Ismaili.

Më tutje, deputeti i PDK-së tha se qeveria e ka zgjedhur këtë program për t’i ikur transparencës dhe llogaridhënies.

“Qytetari kur e lexon këtë program nuk e ka të qartë se kur fillon dhe kur mbaron një projekt, nuk e kanë të qartë me çfarë buxheti, dhe impaktin që do ta ketë në jetën e tyre. Ky nuk është një plan konkret dhe nuk ka afate kohore.  Qeveria e ka zgjedhur një program për të i ikur transparencë3s dhe llogaridhënies”, tha ai.

Ndër të tjera, Ismaili theksoi se Kurti duhet ta tërheq programin qeverisës dhe të merret më shumë me humbjet që janë shkaktuar në mësimnxënie për shkak të pandemisë.

“Nuk janë fjalime që priten nga ju. Qe veç me dal dhe me marrë kohë. Më së shumti po e pësojnë familjet që nuk kanë mjete që fëmijëve të ju japin orë shtesë dhe mësim shtesë. Qysh me e pranu një program që nuk flet asgjë as për gjendjen në arsim. Po apleoj edhe tek kryeministri Kurti dhe ministrja Nagavci që t’i përmirësojë këto gabime. Unë për veti qysh sot e kisha tërheq për këtë gabim. Do të vuajnë gjeneratat. Le te çon gishtin dikush këtu dhe të flet se sa po pësojnë humbje fëmijët në mësim gjatë kësaj kohe”, ka thënë ai.

Kritika ai pati edhe për pikat e programit që janë prezantuar nga ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili.

“Z.Vitia na sjell një program me një faqe dhe jo një flet. Njëherë përmendet pacienti dhe njëherë personi. Ky program është veç për ministrin Vitia. Kur e lexon programin duhesh me mëndu se çfarë ka menduar ai për këtë program. Nuk përmenden as mjekët as heqja e listave të pritjeve”, ka thënë ai.