Organizta terroriste

ISIS’i përparon drejt kufirit mes Sirisë e Irakut

Grupi terrorist Shteti Islamik (ISIS) ka rritur të përparojë në lindje të Sirisë dhe t’i afrohet kufirit me Irakun pasi një serie sulmesh, njoftoi sot një grup monitorues.

“Grupi radikal ka detyruar forcat siriane të mbështetura nga SHBA-ja që të tërhiqen nga të gjitha zonat që kishin marrë në lindje të Lumit Eufrat pas një ofensive të madhe të lëshuar muajin e kaluar”, deklaroi Observatori Sirian i të Drejtave të Njeriut (OSDH).

“Kryengritësit e Shtetit Islamik arritën pranë kufirit mes Sirisë dhe Irakut dje në mbrëmje pas një sulmi të fuqishëm, i fundit në një seri kundërsulmesh kundër trupave kurde të Forcave Demokratike Siriane”, aleatë me SHBA-në, theksoi OSDH-ja.