ISIS e kërcënoi me jetë! Ish-ylli i pornografisë Mia Khalifa sfidon përsëri xhihadistët

Ish-ylli i pornografisë Mia Khalifa ka zbuluar tatuazhin e saj të ri që dënon kultin e vdekjes të ISIS që më parë kërcënoi jetën e saj.

Khalifa e cila ka lindur në Liban u kritikua nga xhihadistët kur ajo interpretoi një skenë seksi ndërsa ishte e veshur me hixhab. Edhe pse kjo skenë pati shumë sukses për të, ISIS e kërcënoi se do ta përdhunonte dhe do ta vristë, duke bërë që 3 muaj më vonë Khalifa të hiqte dorë nga pornografia. Tani 28-vjeçarja ka publikuar një foto ku në krahun e saj ka bërë tatuazh Asia Ramadan një frymëzim për gratë kurde e cila u vra nga ISIS.

Ajo shkroi në Instagram:

‘Unë ndihem e nderuar që Youssef Daniel krijoi këtë tatuazh posaçërisht për mua. Mesazhi i saj do të më frymëzojë çdo ditë. Asia Ramadan ishte anëtare e Grupit Kurd për Mbrojtjen e Grave dhe zhvilloi betejën e vet për të mbrojtur Sirinë nga xhihadistët. Ajo u vra në moshën 19-vjeçare, gjatë çlirimit të qytetit të Manbij nga ekstremistët islamikë’.