Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit po rritet në qytetet që janë bastione të partive tjera politike.
Ky subjekt bëri ‘thyerjen’ e bastionit më të madh të LDK-së, Podujevën, transmeton Ballkani.info
Derisa sondazhet e nxjerrin bindshëm të parën, Vetevendosja po shënon edhe rritje të anëtareve të ri nëpër degë.
Ndryshimin e petkut e bëri edhe ish-referi i Futbollit, Albion Bucolli, i cili ishte përkrahës i PDK-së qe një kohë të gjatë.
Ai përmes një postimi ka paralajmëruar se është bërë pjesë e një ndryshimi që i jep fund bastioneve.
Ky është postimi i tij:
Unë Albion Bucolli nga Drenasi, ish-përkrahës i PDK-së kam vendosur t’i bashkohem kësaj Lëvizje duke parë që shumë të ri në qytetim tim janë duke u antarësuar, shpresoj që Drenica do ta bëj ndryshimin me 14 shkurt, Jam i bindur se ka kaluar koha e bastioneve, boll mo me rrena e hajni qe 20 vjet të vetmen shpresë e mbaj si iri në Kryeministrin Albin Kurti na prift e mbara të gjithëve. #VETËVENDOSJE







