Kryetari i komunës së Prishtinës Përparim Rama ka prezantuar sot disa prej drejtorëve dhe këshilltarëve të rinj komunalë.

Në mesin e të emëruarve është edhe ish-ambasadorja e Konsullatës së Përgjithshme në New York, Teuta Sahatqija.

Sahatqija do ta ketë pozitën e Këshilltares për Transformim Digjital dhe Smart City.

Ndryshe, kreu i Prishtinës Përparim Rama ka bërë të ditur ekipin prej 20 personash, duke shtuar se gjatë javës tjetër ekipi do të shtohet edhe më shumë.

Ky është ekipi i prezantuar nga Përparim Rama:

z. Alban Zogaj – Nënkryetar

z. Vllaznim Osmani – Shef i Kabinetit të Kryetarit

z. Arbër Sadiki – Drejtor i Urbanizmit

znj. Mimoza Sylejmani – Drejtoreshë e Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm

z. Krenar Xhaferi – Drejtor i Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave

znj. Doruntinë Maloku – Drejtoreshë e Pronave

z. Donat Lushaku – Drejtor i Kadastrit

znj. Adelina Sahiti – Drejtoreshë e Mirëqenies Sociale

z. Izet Sadiku – Drejtor i Shëndetësisë

znj. Valbona Makolli – Drejtoreshë e Financave

z. Florian Dushi – Drejtor i Inspeksionit

znj. Donika Çetta – Drejtoreshë e Parqeve

z. Bersant Beka – Drejtor i Administratës

znj. Vesa SahatÇiu – Këshilltare për Kulturë

znj, Ermira Gjevori – Këshilltare për Qeverisje të Mirë

znj. Hana Xhemajli – Këshilltare për Komunikim Strategjik

dr. Saudin Maliqi – Këshilltar për Shëndetësi

z. Bardh Krasniqi – Këshilltar për Sport

znj. Jonada Jashari – Këshilltare për Media

znj. Teuta Sahatqija – Këshilltare për Transformim Digjital dhe Smart City