Ish-Komandanti Nehat Bashta ftohet nga Gjykata Speciale

Ish-komandanti i brigadës 125 Nehat Basha është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Organizatës së Veteranëve të Lufutës së UÇK’së, Hysni Gucati.

Përmes një shkrimi në Facebook, Gucari ka shkruar se sot ka marrë lajmin për ftesën e Bashës nga Gjykata Speciale.

“Sot mora lajmin për thirrjen e komandantit Nehat Basha nga gjykata speciale. Edhe ky i nderuar do të dali faqebardhë si çdo luftëtar i drejt i UÇK’së”, ka shkruar Gucati.

Ndërkaq deri më tash, numri i përgjithshëm i të ftuarve për intervistim nga kjo gjykatë ka arritur mbi 100.