Ish-bashkëshortja e futbollistit shqiptar konfirmon lidhjen e re

Modelja e njohur, Erjona Sulejmani është komentuar së fundmi për një lidhje të mundshme me modelin italian, Alessandro Basciano.

Ish-bashkëshortja e futbollistit shqiptar, Blerim Xhemaili, shpeshherë ka qenë në krye të mediave rozë për shkak të pozave provokuese që bën në rrjetet sociale.

Por tani, Erjona ka marrë vëmendjen e të gjithëve për shkak të pozave që ka postuar në rrjetin social “Instagram”, ku shfaqet së bashku me modelin italian.

Ajo ka publikuar një foto ku shfaqet me bikini, teksa Alessandro e mban atë në krah.

Ndërkohë në “Instastory” modeli ka ndarë me ndjekësit një fotografi duke u puthur me modelen shqiptare.

Gjithashtu, Erjona ka publikuar video dhe fotografi që ngacmojnë imagjinatën. E veshur me bikini që tregojnë më së miri trupin e saj, bukuroshja ka realizuar video dhe foto në pishinë.