Reagimi

Ish-bashkëshorti i reagon prapë Drenusha Latifit, e quan gënjeshtare

Drenusha Latifi sot ka treguar për ndarjen me ish-bashkëshortin e saj, Atilla Kardes.

Madje, ajo zbuloi edhe disa fotografi, ku tha se u dhunua psiqikisht dhe fizikisht nga Atilla dhe në foto shihej e mavijosur dhe me shenja dhune, shkruan Ballkani.info.

E, deklaratave të saj i ka reaguar vet Kardes.

Përmes një storie në Facebook, Atilla ka hedhur një fotografi të një gruaje me hunë të gjatë, si e personazhi Pinokio, e që nënkupton dikë që gënjen.

‘Nëse ti tregon të vërtetën, nuk ke pse të kujtosh ndonjë gjë” thuhet në shkrim në foto.