Ryan Dorsey thotë se vdekja e ish-bashkëshortes së tij është një makth.

Ish-bashkëshorti i Naya Riveras, nuk mund ta imagjinojë rritjen e djalit të tyre katër vjeçar Josey pa të, vetëm disa ditë pasi u konfirmua vdekja e yllit të Glee.

Aktori 36-vjeçar po kalon një kohë të keqe me humbjen e ish-it, sipas një burimi të “People”, thuhet se Ryan mezi po fle.

“Është thjesht një makth. Edhe pse ai nuk ishte me Nayan, është nëna e Josey-t. Josey ka nevojë për nënën e tij”, tha burimi.

Naya ishte zhdukur gjatë një udhëtimi me varkë me djalin e tyre të mërkurën e kaluar dhe vdekja e saj u konfirmua të hënën.

Policia thotë se duket që Naya Rivera ‘kishte energji të mjaftueshme për ta rikthyer djalin e saj në varkë, por jo sa duhet për të shpëtuar veten’.

Një burim tha për “People” se Ryan nuk mund ta imagjinojë rritjen e Josey pa Nayan dhe se situata është vërtet shkatërruese.

Kjo vjen dy ditë pasi autoritetet nxorën trupin e pajtë të Riveras në liqenin Piru në Kaliforni, duke konfirmuar vdekjen tragjike të yllit Glee, 33 vjeçare.

Familja lëshoi një deklaratë të martën, ku shprehen mirënjohës për lutjet dhe dashurinë që të gjithë kanë treguar për Nayan, Joseyn dhe gjithë familjen gjatë javës së kaluar.

Familja falënderoi autoritetet kërkuese për trupin e Nayas, të cilët bënë të pamundurën për ta gjetur aktoren.