Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur sot se janë hequr rrethojat nga Stacioni i Autobusëve.
Ky vendim është komentuar nga ish bashkëpunëtorja e tij më e afërt në Komunën e Prishtinës, Fitore Pacolli, aktualisht deputete e VV-së.
“I vendos rrethojat, i largon rrethojat si të panevojshme në Stacionin e Autobusëve… Vendos pagesë 1 euro për hyrje në Stacionin e Autobusëve dhe pas një kohe e largon atë… Po pra, kështu tani punohet në Komunën e Prishtinës. Suksesi i radhës. Bravo! Prishtina po zhbëhet!”, ka shkruar ajo. /Ballkani.info/







