Ish- banorja e Big Brother shtatzënë për herë të parë

E mbani mend ish-banoren e edicionit të nëntë të “Big Brother Albania”, Gerta Shinon?

Pas daljes së saj nga shtëpia, Gerta mbeti një personazh i njohur dhe i komentuar për publikun shqiptar, pasi hapi gjithashtu edhe kanalin e saj në Youtube, ku ndan detaje të jetës.

Disa orë më parë, ajo ka ndarë një prej lajmeve më të bukura, teksa ka treguar se po pret të bëhet nënë për herë të parë.

Kjo ishte arsyeja pse Gerta nuk kishte qenë aktive në rrjete sociale, pasi e kishte pasur të vështirë ta ndante këtë lajm me ndjekësit e saj.

Prej kohësh, Gerta jeton në Norvegji me partnerin e saj Florentin dhe në Youtube ndajnë vazhdimisht momente të bukura nga jeta me njëri-tjetrin, video me rengje, rrëfime serioze e batuta.

Ish-banorja e “Big Brother Albania” u shpreh se ndihet shumë e lumtur që familja e tyre po zgjerohet. Mirëpo, ajo vendosi të mos na e tregojë ende në cilin muaj të shtatzënisë është dhe çfarë gjinie ka bebushi i saj.

Megjithëse e kishin realizuar “baby gender reveal party”, Gerta Shino ka vendosur që pas disa ditësh ta ndajë me ne këtë lajm shumë të bukur, duke na shuar kështu kuriozitetin të gjithëve.