Ish-banorit të BBVA i vdes babai, një ditë pasi produksioni njoftoi se do të merrte përsipër shpenzimet e shërimit

Moderatori Ronaldo Sharka ka qenë pjesë e banorëve të Big Brother VIP Albania.

Ai u largua nga shtëpia pak javë më parë, teksa trondit publikun me rrëfimin e tij prekës për babanë e tij, i cili po luftonte me një sëmundje të rëndë.

Mbrëmjen e së premtes, produksioni i Big Brother VIP i komunikoi Ronaldos i cili ndodhej në studio lajmin se ata do të merrnin përsipër të gjitha shpenzimet e shërimit të babait të tij.

Mirëpo fatkeqësisht i ati i moderatorit ndërroi jetë vetëm një ditë më pas.

Ka qenë vet Ronaldo ai i cili ka dhënë lajmin e kobshëm, përmes një postimi shumë të ndjerë të bërë në InstaStory.

“Pusho i qetë në botën tjetër baba”, ka shkruar moderatori në mbishkrimin e fotografisë, ku shihet dora e tij teksa mbante dorën e babai tashmë të ndjerë.