Isco nuk ftohet për El Clasico

Isco Alarcon nuk është ftuar për gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit ndaj rivalit të përbetuar, Barcelonës, përkundër që është kthyer nga lëndimi, raporton Marca.

Santiago Solari ka zbuluar lojtarët për ndeshjen e kthimit ndaj Barcelonës, që luhet nesër nga ora 21:00.

E bashkë me Iscon jashtë skuadrës kanë mbetur edhe Mariano Diaz, Brahim Diaz e Jesus Vallejo.

Iscos i ishte dhënë drita e gjelbër nga ekipi mjekësor pas rikthimit nga lëndimi që e mbajti jashtë fushës për katër ndeshje.

Ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat prej 1 me 1.