Isa Mustafa takon deputetët e rinj të LDK-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa i ka thirrur në takim deputetët e rinj të këtij subjekti politik të dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit.

Takimi mbahet në selinë e LDK-së në Prishtinë.

Ende nuk dihet se për çfarë do të flitet në takim i cili po ndodhë në kohën kur ende nuk është arritur të finalizohet marrëveshje për një koalicion qeverisës në mes të partisë që drejtohet nga Isa Mustafa, LDK-së dhe Vetëvendosjes që udhëhiqet nga Albin Kurti.

Mosmarrëveshjet për arritjen e një koalicioni dolën në pah për shkak të ndarjes së ministrive, postit të kryeparlamentarit dhe presidentit.