Isa Mustafa: Qeveria ka mendësi komuniste

Në emisionin EURO n’7 ish kryeministri i vendit Isa Mustafa ka deklaruar se qeveria aktuale po tenton që të kontrollojë marzhën e fitimeve të kompanive private.

Sipas tij Kosova ka ekonomi të lirë të tregut dhe kjo është e rregulluar dhe garantuar edhe me kushtetutë ndërsa veprimet e vazhdueshme të qeverisë aktuale janë një koncept i majtë dhe se qasje të tillë për ekonominë nuk ka asnjë vend që ka përqafuar konceptin e ekonomisë së lirë të tregut.

“Nisma ligjore e qeverisë me për të vu tavan në marzhën e fitimit është në kundërshtim të plot me kushtetutën e vendit dhe ka logjik të shteteve socialiste” ka pohuar mes tjerash Mustafa.

Ish kryeministri ka kritikuar edhe dhënien e 100 euro për të punësuarit në sektorin publik. Kjo sipas tij nuk ka zgjidhur as nuk mund të zgjidh krizën ekonomike.

Kjo qasje e qeverisë sipas Mustafës nuk mund të krijoj vende të reja të punës sepse sektori publik është i ngarkuar ndërsa sektori privat nuk po zhvillohet.