“Isa Mustafa po e dhunon publikisht Albin Kurtin”

Analisti politik, Astrit Gashi ka thënë se LDK-ja dhe Isa Mustafa janë duke e dhunuar publikisht Lëvizjen Vetëvendosjen dhe Albin Kurti.

Sipas tij, LDK-ja nuk ka qëllim që të hyjë në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Isa Mustafa dhe LDK-ja po e përdorin Kurtin dhe Vetëvendosjen për kërcënim ndaj partive tjera që nëse shkojnë në koalicion parazgjedhor, atëherë ata hyjnë me VV”, ka thënë Gashi në Dukagjin, transmeton Ballkani.info.

Tutje ai ka thënë se LDK-ja me takimet me VV-në po tentohet më shumë të frikësohet PDK-ja, si dhe AAK-ja që mos të shkojnë bashkë. /Ballkani.info/

loading…