Asambleja e Ekspertëve të Iranit zgjodhi Mojtaba Hosseini Khamenei si udhëheqësin e ri suprem të Republikës Islamike, njoftoi Iran International.

Sipas të njëjtit burim, zgjedhjet u zhvilluan nën presionin e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), transmeton Ballkani.info.

Ai trashëgon babanë e tij të vrarë në sulm

Mojtaba Khamenei pason babanë e tij, Ajatollah Ali Khamenei, i cili u vra në një sulm ajror izraelit të shtunën në mëngjes.

Bëhet fjalë për djalin e dytë më të madh të ish-udhëheqësit suprem. Si i ri, ai mori pjesë në luftën Iran-Irak në radhët e IRGC-së, dhe më vonë udhëhoqi organizatën paraushtarake Basij, e cila mori pjesë në shtypjen e protestave pas zgjedhjeve të vitit 2009. /Ballkani.info/