iPhone

iPhone 16 vjen me ngjyra ndryshe

Aktualisht iPhone 15 Pro dhe 15 Pro Max janë në katër ngjyra. Sipas burimeve, një prej ngjyrave do të hiqet në serinë e re të telefonit iPhone 16 dhe tri të tjerat do të modifikohen.

Ky është një ndryshim i madh, pasi në të kaluarën ngjyrat në seritë Pro kanë qëndruar të njëjta për vite, ose është ndryshuar një ngjyrë.

Sipas burimeve, në iPhonen e ri që vjen këtë vjeshtë do të shtohet ngjyra rozë dhe ajo do të jetë në nuancë të veçantë. Ngjyra tjetër do të jetë e hirtë, që i afrohet llojeve të tjerë të iPhoneve, raportoi Forbes.

E bardha do të jetë gjithsesi një prej llojit, ndërsa do të ketë edhe iPhone të zi.