Konsullata e Republikës së Kosovës në Des Moines (Iowa) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës inkurajon kompanitë kosovare të regjistrohen për të marrë pjesë në samitin e teknologjisë informative “Iowa Technology Summit 2019”.
Industria e teknologjisë informative në Kosovë është një sektor me zhvillim të shpejtë dhe me përqëndrim të konsiderueshëm në tregun e Amerikës Veriore, prandaj Samiti në Des Moines është një mundësi shumë e mirë për zhvillimin e mëtutjeshëm dhe rrjetin e bashkëpunimit midis kompanive që merren me këtë veprimtari.
Konsullata e Republikës së Kosovës në Iowa, përveç ftesës për regjistrim në “Iowa Technology Summit 2019”, shprehë gatishmerinë për të ndihmuar të gjitha kompanitë që do të jenë pjesëmarrëse në këtë ngjarje, e cila fillon më 30 shtator 2019, në Des Moies.
Ky samit, i mundësuar nga “Wellmark Blue Cross” dhe “Blue Shield”, këtë vit do të udhëhiqet nga Anders Sörman-Nilsson, një futurist global i ideve inovative në industrinë e teknologjisë informative.








