Administrator i deleguar

Interi zyrtarizon Marottan

Pritja mori fund në orën 14:00 të ditës së sotme, kur Giuseppe Marotta u emërua edhe zyrtarisht në postin e Administratorit të Deleguar vetëm për aspektin sportiv, në klubin e Interit.

Lajmi u bë i ditur nga vetë klubi zikaltër, që postoi një video të shkurtër të ish drejtuesit juventin, i cili tha edhe fjalët e para si pjesë tashmë e klubit të Interit.

“Nga sot, bëj pjesë në Interin e madh. Ky është një moment krenarie të madhe për mua, që do të mbuloj postin e Administratorit të Deleguar për zonën sportive. Është një eksperiencë shumë e rëndësishme për jetën time profesionale, e mbushur plot me përgjegjësi. Kjo nuk më tremb, pasi po fillon një rrugë e re dhe shpresoj të jetë fituese”, deklaroi zyrtari më i ri zikaltër.

Giuseppe Marotta punoi për një kohë shumë të gjatë te Juventusi, teksa këtë vjeshtë klubi bardhezi vendosi të mos i rinovojë kontratën që mbajti të lidhura palët deri në muajin tetor.

https://twitter.com/Inter/status/1073202566845083653