Interi transferon talentin francez
Interi ka filluar transferimet me një lojtar të ri, që do t’i shtohet akademisë zikaltër, me shpresën që do të jetë gati shumë shpejt për ekipin e parë.
Lucien Agoume ka mbërritur në Milano, teksa është parë të dalë nga aeroporti dhe të drejtohet për në selinë e Interit. Aty mesfushori do të iu nënshtrohet vizitave mjekësorë dhe do të hedhë firmën mbi kontratën e tij të re.
Agoume vlerësohet shumë për lojën e tij fizike dhe stilin e njëjtë me Paul Pogba. Edhe pse vetëm 17 vjeçar ai ka luajtur në 15 ndeshje me Sochaux në Ligue 2 të Francës.
Interi do e blejë kartonin e tij për 4.5 milionë euro, që bashkë me bonuse shkon në 7 milionë.