Interi rikthen interesimin për Vidalin
U transferua te Barcelona për shumën e 25 milionë eurove, por pas një sezoni që nuk mund të konsiderohet pozitiv në radhët e katalanëve, Arturo Vidal duket se e sheh si të nevojshme të ndërrojë sërish ambient, madje mund të ketë një rikthim të mesfushorit në Itali.
Interi është një nga skuadrat që dëshiron shërbimet e kilenit, për t’i dhënë pak kualitet repartit të mesfushës për sezonin e ardhshëm.
Nuk duket edhe aq e lehtë, sepse për ish lojtarin e Bayernit dhe Juventusit, me afrimin e merkatos verore pritet që numri i të interesuarve të rritet. Barcelona nuk pritet që të behet pengesë për largimin e Vidal për dy arsye.
E para sepse nuk dëshiron që ta humbasë atë me parametra zero, pasi lojtari ka një kontratë që skadon në 2021. E dyta, ardhja e Frenkie De Jong, për të cilin Barcelona ka paguar 75 milionë euro, plus 11 te tjera në formë bonusesh, bën që Vidal të ketë me pak hapësira tek blaugranat.
Interi tashmë duhet të vlerësojë gjendjen fizike të Arturo Vidal dhe nëse lojtari bind, atëherë do të nisë të mendojë si të bëjë të mundur realizimin e këtij operacioni.