Interi rikthen interesimin për Vidal

Mesfushori kilian i Barcelonës, Arturo Vidal është duke u kërkuar nga skuadra e Serie A, Interi, bën të ditur “Gazzetta dello Sport” të premten.

Vidal është shënjestra kryesore për mesfushë e trajnerit të ri të Interit, Antonio Conte.

Vidal më herët ka luajtur nën urdhrat e Contes te Juventusi. Kiliani 32-vjeçar ka kontratë me Barcelonën deri në verën e vitit 2021.

Edicionin e kaluar ai luajti 53 ndeshje, ndërsa ka shënuar tre gola e asistuar shtatë sosh.