Interi pranë mbrojtësit të Fiorentinës

Cristiano Biraghi është gjithnjë e më pranë drejt rikthimit te Inter. Mbrojtësi nuk u grumbullua për sfidën që Fiorentina luajti në Kupë ndaj Monzës, ndërkohë që tratativat mes klubeve u konfirmuan edhe nga drejtori sportiv i klubit vjollcë, Daniele Prade.

Sipas tij, mbrojtësi dëshiron të transferohet te Inter, por për të realizuar këtë operacion duhet që edhe klubi të ketë të njëjtën dëshirë. Prade theksoi se nuk do të ketë një shkëmbim mes Biraghit dhe Politanos, ndërkohë që Dalbert, që pëlqehet nga Fiorentina preferon rikthimin te Nice dhe jo kalimin në Firenze.

Cristiano Biraghi pëlqehet shumë nga trajneri i Interit, Antonio Conte, i cili u ka kërkuar drejtuesve zikaltër që të bëjnë gjithçka për afrimin e tij.