Interi përfundon në mesnatë transferimin e Barellas (Video)
Mbyllet seria e fundit e telenovelës “Barella”. Futbollisti 22-vjeçar mund të konsiderohet që tani lojtar i Interit.
Zikaltrit kanë gjetur gjuhën e përbashkët me Cagliarin pas negociatave të vështira për shifrën totale 45 milionë euro që do të shkojnë në arkat e skuadrës nga Sardenja.
Formula e transferimit është huazim me të drejtë blerjeje. Gjatë orëve në vazhdim 22-vjeçari do të kryejë vizitat mjekësore e më pas do të hedhë të zezën mbi të bardhë.
Vetë Barella ka dashur me ngulm të transferohet te Interi. Kjo u kuptua qartë kur Roma ndërhyri me qëllim për ta veshur verdhekuq, por klubi kryeqytetas mori një “jo” të prerë nga lojtari.
Në vendimin e Barellas ka ndikuar fakti që Interi do të luajë në Champions League sezonin e ardhshëm por edhe dëshira e tij për të punuar me Antonio Conten.
https://www.facebook.com/soloedesclusivamenteinter2/videos/2453785224679247/