Special one

“Interi nuk do ta rikthej Mourinhon”

Interi ka “respekt të madh për Jose Mourinhon” thotë drejtori Piero Ausilio, por ata nuk kanë për synim që ta zëvendësojnë atë me Luciano Spalletin, pasi që trajneri i Manchester United u shkarkua sot.

Mou ende është një figurë e dashur tek tifozët e Interi pasi që arriti ta fitojë tripletën më 2010, duke fituar Skudeton, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Italisë.

Kur ai u shkarkua nga Manchester United në mëngjes, kishte shkrimet se ai mund të rikthehet në San Siro.

“Isha pak i befasuar sepse ne po flasim për një trajner të madh. Nuk i di arsyet pse një trajner i tillë shkarkohet nga një klub, nuk duhet ta di madje”, tha për gazetarët Ausilio.

“Respekti i madh mbetet për Mourinhon, por natyrisht kjo nuk ka të bëj me të ardhmen e Interit, seose Interi ka trajner të madh dhe do të shkojnë përpara me këtë trajner”.

Kur Manchester United e mposhti Juventusin në Ligën e Kampionëve muajin e kaluar, Mouriho pata deklarata dhe festë interesante derisa tha se “ata fyen familjen e tij dhe familjen e tij të Interit”. /GazetaExpress/