Interi i pandalshëm, mposht edhe Romën

Interi ka vazhduar me fitore në Serie A. Kampioni në fuqi ka mposhtur Romën të shtunën në derbin e xhiros së 15-të me rezultatin 3:0.

Në pjesën e parë mysafirët shënuan tre gola. Në minutën e 15-të, Hakan Calhanoglu realizoi një gol të bukur nga rivënia nga këndi për 1:0.

Edin Xheko dyfishoi epërsinë në minutën e 24-t. Denzel Dumfries realizoi për 3:0 në minutë ne 39-të.

Në pjesën e dytë Roma tentoi të rikthehej në lojë duke krijuar disa shanse, por pa sukses.

Pas kësaj fitoreje, Interi ka 37 pikë në vendin e dytë derisa Roma ka 25 në vendin e pestë.