Interi e blen përfundimisht Politanon

Inter e ka përdorur opsionin për blerjen e Matteo Politano nga Sassuolo, ndërsa po ashtu ka nënshkruar edhe me të riun e Genoa, sulmuesin Eddie Salcedo.

Të dy blerjet u kryen pas një periudhe si huazim, ku Politano tregoi ndeshje të mëdha më ekipin e parë, ndërsa Salcedo me ekipin e të rinjve.

Politano si huazim ka kushtuar 5 milionë euro, ndërsa për të do të paguhen edhe 20 milionë euro.

Salcedo, në anën tjetër është 17-vjeç dhe huazimi ka kushtuar 1 milionë euro, ndërsa blerja 8 milionë euro.