Mbrojtësi i Fiorentinës

Interi dhe Milani rivalizojnë për Biraghin

Cristiano Biraghi po shijon një rritje të vazhdueshme si lojtar te Fiorentina dhe në kombëtaren italiane, ku së fundmi shënoi në fitoren ndaj Polonisë.

Paraqitjet mbresëlënëse kanë rikthyer zërat e merkatos rreth 26-vjeçarit, për të cilin parashikohet një derbi mes Milanit dhe Interit.

Agjenti i tij, Giuffredi, rrëfen se Gattuso është një admirues i mbrojtësit dhe se njëkohësisht Ausilio po e shikon si objektivin e ardhshëm në merkato.

Sipas menaxherit, me të cilin bashkëpunon edhe Hysaj, zikaltërit mund të jenë në avantazh, pasi Biraghi është tifoz i Interit dhe ka dalë pikërisht nga akademia e tyre, por fillimisht duhet të flasin me Fiorentinën, që po përgatit rinovimin e kontratës.