Interi afër transferimit të mbrojtësit të Cityt

Pasi ka siguruar Diego Godin për sezonin e ardhshëm, Interi është shumë pranë arritjes së marrëveshjes për të marrë një tjetër futbollistë në repartin e prapavijës.

Bëhet fjalë për mbrojtësin brazilian të Manchester Cityt, Danilo, me të cilin Ausilio ka arritur marrëveshjen për një kontratë 4-vjeçare, me një pagë prej 4 milionë eurosh në sezon.

Aktualisht negociatat janë spostuar në zyrat e klubit të Manchesterit, ku po diskutohet mbi çmimin e kartonit të brazilianit, që mbulon korsinë e djathtë të prapavijës.

Klubi anglez kërkon rreth 25 milionë euro për kartonin e tij, por zikaltërit duan të shfrytëzojnë faktin që Danilo nuk shihet si titullar nga Guardiola dhe ta marrin për jo më tepër se 15 milionë euro.