Inter seriozisht pas Pogbas, ky është plani
Skuadra nga Serie A, Inter, është vënë seriozisht në kërkim të mesfushorit Paul Pogba.
Pogba i cili këtë sezon nuk e ka kaluar aspak mirë tek Manchester United, i ka vënë në dijeni drejtuesit e skuadrës qysh gjatë verës se ai e do largimin nga “Old Trafford”.
Gjatë verës, skuadra që ishte më së afërmi të nënshkruante me francezin ishte Barcelona, mirëpo asgjë nuk u realizua.
Pastaj ishte Juventus që printe në bisedimet me fituesin e Kupës së Botës, mirëpo së fundmit, “Tuttosport” raporton se Inter janë futur në garë për lojtarin, transmeton lajmi.net.
Ish drejtori ekzekutiv i Juventus, Marota, i cili tashmë ka kaluar tek Inter, po synon që ta “rrëmbejë” lojtarin dhe ta sjell tek skuadra e re.
Sipas “Mirror”, skuadra “zi e kaltër” do të ofronte Ivan Perisic apo Milan Skriniar në ofertën për Paul Pogba.