Institucionet, pa plan për vazhdim të bisedimeve me Serbinë

Institucionet e Kosovës nuk kanë ndonjë plan tjetër për përfaqësimin e vendit në bisedimet me Serbinë, pas shpalljes si antikushtetues të ekipit të formuar vitin e kaluar.

Javë më parë, Gjykata Kushtetuese konstatoi se Ligji për dialogun dhe kompetencat e delegacionit të formuar nga Qeveria janë ndërhyrje në ushtrimin e kompetencave të institucioneve të përcaktuara me Kushtetutë, raporton KTV.

Grupi për Studime Politike dhe Juridike, kërkon që Qeveria t’i zbatojë kompetencat që i ka të përcaktuara me Kushtetutë lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

Ndonëse nuk ka bërë asgjë të ditur për veprimet që do t’i ndërmarrë, Qeveria e Kosovës ka thënë se është e gatshme për dialog përmbajtësor dhe gjithëpërfshirës.

Vetëm një përmbyllje e tillë e dialogut është garancë për një zgjidhje të përhershme paqësore, që siguron të ardhme të përbashkët euro-atlantike”, thuhet në një përgjigje për KTV-në.

“Qeveria e Kosovës ka qëndrimin e palëkundur dhe gatishmërinë e plotë për një dialog përmbajtësor e gjithëpërfshirës, drejt arritjes së një marrëveshjeje finale, që rezulton me njohjen reciproke në kufijtë ekzistues”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Media të Qeverisë së Kosovës.

Nënkryetari i PSD-së, Visar Ymeri, thotë se përgjegjësia për konsensus politik, tani u takon kolegëve të tij nga opozita.

Bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë janë ngrirë që nga bojkotimi i tyre nga pala serbe, si shenjë revolte ndaj taksës 100%.

loading…