Inspektohen dyçanet në Ferizaj

Inspektorati Komunal i Ferizajt ka bërë të ditur se është përmbyllur cikli i parë i inspektimeve në subjektet afariste në fshatrat e kësaj komune.

Si rezultat i këtyre inspektimeve del se gjendja e përgjithshme nëpër këto zona është përmirësuar pas inspektimeve të vazhdueshme.

Pjesë e këtij kontrolli ishin mbi 60 subjekte afariste ne të cilat janë gjetur edhe produkte pa afat, me çmime jo reale dhe me cilësi të dobët. Për të gjitha këto janë marrë masat e nevojshme sipas procedurës së paraparë me legjislacionin në fuqi.

Komuna e Ferizajt, inkurajon qytetarët e saj që të denoncojnë rastet kur hasin në produkte të prishura, pa afat dhe pa kushtet e duhura të ruajtjes në mënyrë që të ndërmerren hapat e nevojshëm në dobi të shëndetit të përgjithshëm të qytetarëve