Infermieri që 20 ditë në grevë: Ose kanë me u realizu kërkesat ose deri në vdekje jam qeshtu

Kryetari i Sindikatës së Infermierëve, Enlirat Duraku, ka thënë se do të qëndrojë në grevë derisa të realizohen kërkesat e infermierëve. Duraku tha se ndihet i plogësht dhe ka dhimbje të padurueshme.

“Gjendjen e kam të plogësht, dhimbjet janë të padurueshme që 20 ditë jam në greve urie”, tha Duraku në “Frontal”.

“Ne po kërkojmë rritjen e pagesës së qëndrimeve të natës, orëve shtesë, punës gjatë vikendeve dhe rrezikshmërinë…Kam kërku që kolegët me u bashku në grevë me mua, ose kanë me u realizu kërkesat ose deri në vdekje jam qeshtu”, tha më tej ai.

Ai tha se me këto kërkesa po i drejtohet Qeverisë.

Ai tha se Ministri Zemaj e ka kontaktuar vetëm njehëre, kur ka pasur telashe dhe është shtrirë në Emergjencë për shkak të grevës.

“Asgjë skemi kontaktu vetëm a ke nevojë për diçka më ka thënë”, tha tutje Duraku.

Ai përfundoi se do të jetë martir i infermiërevë nëse nuk realizohen kërkesat e tyre dhe “kjo është e vendosur”.