Infektohet me Omicron edhe moderatorja, Alketa Vejsiu

Moderatorja e “Love Story”, Alketa Vejsiu ka rezultuar pozitive me Omicron.

Këtë e ka bërë të ditur vet ajo përmes disa postimeve në llogarinë e saj në Instagram.

Moderatorja ka zbuluar se ka rezultuar pozitiv derisa ka përshkruar edhe simptomat e tij.

Vejsiu e ka cilësuar si grip të lehtë virusin Omicron, derisa thotë se është më i lehtë se Covid-i.

Ajo gjithashtu ka treguar se i ka dy dozat e vaksinës, dhe se vitin që lëmë pas e ka kaluar Covid-19.