Inaugurohet “Këndi i kurajos” në Kuvendin e Kosovës

Në hyrje të Kuvendit të Kosovës kanë zënë vend punime të ndryshme dore, të shoqëruara me “lot” e dhimbje të vet grave të mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës së vitit 1999.

“Këndi i kurajos”, kështu është emërtuar këndi ku janë vendosur punimet e grave punëtore, të cilët sot e më shumë se 20 vjet po kërkojnë drejtësi.

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka premtuar që do të jenë zë i 20 mijë viktimave të torturës nga agresori serb.

Ndërsa, drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti tha se ky vend do të jetë inkurajues për gratë që sot e 20 vjet nuk po gëzojnë tërësisht lirinë.

Deputetja e AAK-së Donika Kadaj-Bujupi tha se institucionet publike duhet të jenë vendi ku kujtohet e kaluara.