këngëtari

Ilir Shaqiri, qytetar nderi i Bashkisë Mat

Këshilli i Bashkisë Mat ka nderuar këngëtarin e shquar kosovar Ilir Shaqiri me titullin “Qytetar nderi i Bashkisë Mat”, me motivacionin për kontributin e dhënë në fushën e muzikës, si krijues, këngëtar dhe bashkëpunëtor Ansambli Mati, sidomos duke përçuar vlerat e muzikës dhe letërsisë shqiptare në botë.

Nderimi me këtë titull nga ana e Bashkisë Mat për Shqirin është bërë në kuadër të “Vitit të Skënderbeut”, 50-vjetorit të orkestrës së Matit dhe festivalit të këngës epiko-lirike.

Me këtë rast, këngëtari Shqiri falënderon për çmimin e dhënë Drejtorinë për Kulturë, Këshillin Bashkiak dhe kryetarin e Bashkisë Mat.

Ai po ashtu shpreh falënderime edhe për miqtë e tij artistë Naim Gjoshi, Arif Vladi, Nikollë Nikprelaj, Dilaver Kryeziu, Esat Ruka, Jetmir Rexhepi, Shaqir Hasi, Behar e Imer Neli dhe Basir Bushkashi.