Ilir Morina dhe Fatmir Morina u tha se u rrahën sot, por ata po pijnë limonada bashkë!

Sot gjatë ditës u raportua në ambientet e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor janë përplasur fizikisht dy drejtorë.

Ilir Morina si Kryeshef i Agjencisë për Mbrojtje të Mjedisit u tha se është ‘grushtuar’ me Fatmir Morinën, i cili mbanë postin e drejtorit të Parkut Nacional “Bjeshkët e Nemuna”.

Megjithatë lajmi po del të jetë i rrejshëm pasi që e kanë demantuar vetë të dy protagonistët, në një fotografi teksa shihen duke pirë limonadë.

Morina ka thënë se lajmi për grushtim nuk është i vërtetë.

“Një limonad me drejtorin e parkut. Lajmi i shpërndarë në portale i pa vërtetë! Lajmi është një spekulim”, ka shkruar Morina në profilin e tij në facebook.

loading…